Trepça ’89 ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit.
Pasi zyrtarizuan afrimin e mbrojtësit Gentrit Dumani, minatorët kanë zyrtarizuar edhe Arion Ymerin.
Portieri kosovar iu bashkua mitrovicasve nga Gjilani pas gjysmë sezoni ku pati shumë pak hapësira.
Njoftimi i plotë nga FC Trepça ’89
Arion Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve
Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përforcuar portën e skuadrës
Në të kaluar ka mbrojtur portën e KF Drenicës dhe së fundmi të SC Gjilanit.