Futboll

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini- Drita. Pas 45 minutave të parë rezultati është 0:1.

Së pari ka rrezikuar Dienit Isufi i Dukagjinit që gjuajti nga një goditje dënimi, kurse pak minuta më pas gjuajti edhe Jashari i Dritës, por topin që po shkonte në këndin e poshtëm të djathtë e priti portieri Kenan Haxhihamza.

Në minutën 34 Hajdin Salihu dha një top për Liridon Balajn në anën e djathtë, i cili pasi shpërtheu në të djathtë ku u gjend Blerim Krasniqi, që gjuajti me të parën dhe futi topin në rrjetë për 0:1.

You Might Also Like