OPINION

Tronditëse dhuna ndaj gazetarëve!

Media e lirë, e pavarur, kritike dhe e guximshme, nuk i lejon marrëzitë politike që të shtrihen deri në pakufi.
Nuk mundë ta paramendojmë zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të shtetit në një sistem demokratik, çfarë e kemi konkretisht ne në Kosovë, pa media të lira, të pavarura, të guximshme, përmes së cilave bëhet i mundur pasqyrimi dhe diskreditimi i paturpësive, skandaleve dhe të korrupsionit sidomos të politikës dhe të pushtetit.
Sulmi ndaj gazetarëve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, pikërisht për të krijuar kaos e anarki totale në rrjedhat politike e institucionale këtu.
Pavarësisht pikëpamjeve – politikës redaktuese të ndonjë mediumi te ne për çështje të caktuara, apo paraqitjes jo të “përshtatshme” publike të ndonjë gazetari, dhuna ndaj tyre është e papranueshme dhe duhet ndaluar me ndërmarrjen e masave ligjore nga mekanizmat e shtetit duke mos lejuar që kjo të bëhet dukuri në shoqërinë tonë.
SHefik Surdulli /këshilltar komunal nga PDK Gjilan

You Might Also Like