THIRRJE PUBLIKE
I bëjmë thirrje publike Ministrit të Sportit dhe Rinisë, z.Blerim Gashani, Ministrit të Financave, z.Hekuran Muratit, si dhe deputetëve të Gjilanit, që urgjentisht të dalin me një deklaratë publike dhe të sqarojnë arsyet pse janë ndalur punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Po ashtu, kërkojmë që menjëherë të formohet një komision mbikëqyrës, i përbërë nga përfaqësues të klubeve të qytetit dhe nga një përfaqësues i kryesive të tifozëve, i cili do të përcjellë çdo fazë të punimeve, me qëllim të garantimit të transparencës dhe përfundimit të projektit.
Qytetarët e Gjilanit meritojnë përgjigje të qarta dhe transparencë të plotë. Nëse institucionet nuk japin sqarime dhe nuk ndërmarrin hapa konkretë për vazhdimin e punimeve, atëherë do të kërkohet llogaridhënie politike dhe qytetare.
Stadiumi i Gjilanit nuk është projekt i një partie apo i një qeverie, por pasuri e qytetit dhe e sportit tonë.
Është koha për përgjegjësi, transparencë dhe veprim konkret.
Ultras Skifterat






