Futboll

Në derbin e Anamoravës, Vllaznia bindshëm mposht Kikën

Vllaznia e Pozharanit, me rezultat të thellë 3:0 ka mposhtur Kikën e Hogoshtit, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin ndihmës të Vllaznisë. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të xhiros XX në Ligën e Parë të Kosovës – Grupi b. Golat për Vitinë i kanë shënur Florent Osmani, Daniel Tette  dhe Bergin Maliqi.

Me këtë fitore, Vllaznia e Pozharanit i ka ikur fundit në tabelë, pozitë që dërgon në rang më të ultë të garave. Vllaznia tani gjendet në pozitën e nëntë me 14 pikë, një më shumë se Arbëria e Dobrajës që është e dhjeta më 13 pikë, kurse Kika e Hogoshtit është në pozitën e gjashtë me 22 pikë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like