Sporte të tjera

Vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione të Kosovës në pingpong

Vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione të Kosovës në pingpong, pasi në fazën finale, të zhvilluar në Pallatin e Rinisë  në Prishtinë  kanë dalë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga rajonet tjera të Kosovës.

Pasi ishin shpallur kampione në komunë e më pas edhe në rajon, katër vashat pingpongiste, Lenë Osmani, Liza Shabani, Imrane Berisha dhe Elsa Rrusta, të udhëhequra nga kryetrajneri i tyre Blerim Shala, profesor i Kultutrës Fizike dhe Sportit kanë shënuar tri fitore radhazi dhe kanë dalë të parat në Kosovë.

Fillimisht në ballafaqimin e parë, gjimnazistet nga Gjilani janë përballë me bashkëmoshataret e tyre nga shkolla “Anton Çetta” nga Skënderaj, të cilat i mundën me  rezultat 3:1. Në radhë, atyre përballë u doli Gjimnazi “Sami Frashëri” nga Prishtina dhe sërish rezultati ishte 3:1 për Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe në fund në finale u përballën me Shkollën “11 marsi” nga Prizreni dhe edhe fitorja ishte me rezultat identik 3:1, përkundër se beteja ishte e paqartë deri në fund, kur falë qetësisë më të madhe dhe përkushtimit të pashoq, vashat e gjimnazit nga Gjilani dolën fitimtare dhe u stolisën me mirënjohje, medalje dhe kupën e kampionit.

Blerim Shala që ka  punuar shumë me këto lojtare i  ka uruar ato për suksesin e arritur,  duke theksuar se  ky titull  ka shkuar  në duart e atyre që e kanë merituar, ngase ato janë vasha shumë punëtore, të përkushtuara e nxënëse të shkëlqyeshme. Gjithsesi se edhe profesori Blerim Shala, po dëshmon se  është vjelës i shquar i medaljeve dhe krejt kjo falës së palodhshme të këtij profesori, që po ia bardh fytyrën jo vetëm shkollës, por edhe qytetit dhe rajonit  të Gjilanit.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka përgëzuar pingpongistët dhe mësimdhënësit e tyre për suksesin e arritur.

“Ju lumtë për punën dhe suksesin tuaj vasha kampione. Shkolla e jonë është krenare me ju. Sukseset tuaja na gëzojnë pa masë  e na bëjnë krenarë, andaj në emër të kolektivit që e drejtoj dhe të të gjithë nxënësve ju përgëzoj për suksesin e arritur”, ka thënë drejtori Mustafa.

Ndryshe, nxënësja – pingpongiste e shkollës sonë,  Lenë Osmani është shpallur  MVP – Lojtarja më e vlerësuar e finales, gjë të cilën ajo plotësisht e ka merituar, ngase ishte e pakonkurrencë në të gjitha garat./kryelajmi.com/.

You Might Also Like