ARSIMI

Vazhdon përmirësimi i kushteve në arsimin fillor dhe te mesëm në komunën e Vitisë

Shkolla e Mesme Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, është furnizuar dje me 18 tabela moderne , 15 laptop, 4 projektor, printer-kopje, dollap për kabinete dhe është bërë me bibliotekë të re

Edhe gjatë këtij viti /qysh në fillim/ Komuna e Vitisë, ka vazhduar me përkushtimin e sa,j që të përmirësoj edhe më tej gjendjen në arsim në këtë komunë.

Se është kështu dëshmon edhe kjo se Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini së bashku me zyrtarët e DKA-së kanë vizituar Shkollën e Mesme Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, pasi që kjo shkollë është furnizuar dje me 18 tabela moderne, 15 llaptop, 4 projektor, printer-kopje, dollap për kabinete dhe është bërë me bibliotekë. E duke folur rreth këtij përkushtimi për përmirësimin e kushteve për mësimnxënie Fatbaradha Emini shprehet:

“ Komuna jonë po vazhdon të punoj që të krijoj kushte sa më të mira në shkollat e Komunës së Vitisë, një furnizim i shkollave me pajisje të teknologjisë informative, konkretisht të digjitalizimit të shkollave e kemi pasur edhe vitin e shkuar në kuadër të një bashkëpunimi të komunës sonë me Fondacionin Kosovë- Luksemburg.

Megjithatë ne do të vazhdojmë me projekte të tjerë të cilat do të ndikojnë pozitivisht në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, u shpreh Drejtoresha Emini. Ndryshe, bëhet me dije se një furnizim i shkollave me mjete të tilla po ndodh edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune. Aziz Zuka

You Might Also Like