Futboll

Vitia humb në fushë të vet

Kanë përfunduar katër ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të javës së dytë në Ligën e Parë.

Liria dhe Besa kanë regjistruar fitore të rëndësishme në këtë javë, teksa kanë mposhtur KEK-un, rrespektivisht Vitinë me rezultate minimale 1-0.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe KF Istogu që mban 100% ecurinë e triumfeve në këtë fillim kampionati, pasi që ka mposhtur në shtëpi rivalët lokal të Onix, 2-0.

Në ndeshjen tjetër Arbëria ka triumfuar përballë Ramiz Sadikut.

Rezultatet

Liria – KEK-u 1:0
Istogu – Onix 2:0

Vitia – Besa 0:1
Arberia – Ramiz Sadiku 4:2

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like