Gjilan

Vizitë nga fëmijët  parashkollor të shkollës “Nazim Hikmet “ të Dobërqanit në Stacionin e Policisë Gjilan

Sot në vizite Stacionin Policor në Gjilan nën përcjelljen e edukatoreve dhe prindërve të tyre kane qenë fëmijët parashkollore nga SHFMU “Nazim Hikmet” nga fshati Doberqan.  

Ky moment i veçantë ka shërbyer për t’u njohur nxënësit parashkollor me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar atyre të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor.

Po ashtu nga ana e oficerëve të sektorit dhe atyre të njësitit në Komunitet fëmijëve  u janë dhënë këshilla për Rregullat në Komunikacion rrugor.

Fëmijët, edukatorët dhe prindërit e tyre kanë shprehur falënderim dhe janë ndarë të kënaqur me pritjen që u është bërë nga ana e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, gjithmonë do të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të prosperuar për të gjithë.  

You Might Also Like