Këngëtarja e re, por shumë e talentuar Vjollca Osmani, ka mbajtur koncertin e parë solistik të saj në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku kanë marrë pjesë shumë adhurues të muzikës.
Kjo këngëtare, që është e përkushtuar në muzikë, ka dëshmuar cilësitë edhe në piano dhe në vallëzim, kurse në karrierën e saj muzikore, ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit dhe ka arritur suksese të lakmueshme.
Fillimisht Vjollca Osmani është paraqitur me një pjesë të lirë artistike, për të vazhduar më pas me këngët “Moj e bukur Arbëri”, “Lemza”, “Napolitana”, “Djaloshi dhe shiu”, “Havana”, “ We are the world “, “All i want for Christmas is you” dhe “ We wish you a Merry Christmas”.
Në koncertin solistik të Vjollca Osmanit kanë marrë pjesë edhe mysafirët Aulon Haziri, Riga Ismaili, Gerti Iliazi, Rinesa Morina dhe Genc Sinani, kurse programi është përgatitur nga profesoresha Besa Krasniqi, e cila ka theksuar se Vjollca Osmani është një këngëtare me ardhmëri të ndritur dhe ka shtuar se ndonëse për një kohë të shkurtër është arritur që të bëhet një program i mirë, që i ka pëlqyer publikut.