Futboll

Zekirija Ramadani mbron titullin me Dritën, demanton të gjitha ata që kishin dyshuar në të

E kishte fituar titullin kampion në Kosovë me Trepçën ’89, Feroniklin, Prishtinën e Dritën, por analistë të ndryshëm e njohës të ashtuquajtur të futbollit kishin patur dyshime se Zekirija Ramadani mund të mbrojë titujt e fituar.

Zekirija Ramadani i ka demantuar gjithë këta zëra, duke dëshmuar të kundërtën. Një ditë para ndeshjes me Ballkanin, vetë Zekirija Ramadani ka theksuar se nuk i ishte dhënë rasti në ekipet tjera që të bëjë një ghjë të tillë, pasi që shumë pak ishin të durueshëm dhe kërkonin rezultate të menjëhershme, gjë e cila nuk ndodhi me Dritën, që ndeshjet i merrte me urti dhe kur ishte disa pikë larg me kundërshtarët dhe kur luftonte në tri fronte, dinte t’i menaxhonte sfidat dhe tashti shumë herët siguroi titullin kampion, ndonëse ka shumë xhiro për t’u luajtur.

Zekirija Ramadani pa dyshim se mbetet njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Superligën e Kosovës në futboll e ai ka për të dhënë ende shumë për futbollin në Kosovë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like