Gjilan

Zëvendësministri Rexhep Kadriu ngushëllon familjen e Jonuz Musliut

Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, ka ngushëlluar familjen e Jonuz Musliut, i cili ka ndërruar jetë në një spital në Turqi.

 

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të komandantit të UÇPMB-s, njeriut i cili asnjëherë nuk u ndal së punuari për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu.

E rënd ndarja përfundimtare nga njerëzit që tërë jetën ia kushtuan çështjes shqiptare, njeriut i cili pati guxim në rrethana lufte, dhe dije në rrethana paqeje.

Ngushëllime familjes Musliu, bashkëluftëtarëve dhe shokëve të paqes.

Të qoftë i lehtë dheu njeri i madh!

 

You Might Also Like