Futboll

Zuzaku: Ishim më afër fitores se sa Prishtina

Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës, pas ndeshjes ua ka shpjeguar “Intelektualëve”, tifozëve më të flaktë të Dritës mënyrën  dhe arsyen se si erdhi deri te barazimi, kurse një shpjegim të tillë ai e ka dhënë edhe para gazetarëve.

“Ishte një lojë jashtëzakonisht e mirë. Në pjesën e parë e kishim iniciativën. Ishim me dy raste konkrete, të Kastriot Rexhës dhe sidomos atë të Astrit Fazliut. Nuk konkretizuam e në pjesën e dytë u desh të ndërrojmë edhe në aspektin e taktikës në lojë për shkak të daljes së Astrit Fazliut. Na kanë munguar Xhevdet Shabani dhe Bujar Shabani e sidomos Xhevdeti, i cili në fazën e sulmit gjithmonë e bënë diferencën. Megjithatë i gëzoj djemtë për këtë angazhim e Prishtinën e përgëzoj për lojën e mirë”, ka thënë Zuzaku.

You Might Also Like