Tri ditë pas çlirimit të Gjilanit, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milazim Hoxha – Daja, u plagos rëndë nga plumbat e kriminelëve dhe snajperistëve serbë që ende vepronin në qytet!
Ai është ushtari i vetëm i Brigadës 171 “Kadri Zeka” të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, i cili, edhe pas largimit të ushtrisë dhe policisë pushtuese serbe nga Kosova dhe pas hyrjes së KFOR-it, më 19 Qershor 1999, u godit nga snajperistët serbë dhe me gjakun e tij ujiti qytetin e Gjilanit të sapoçliruar!
Ndonëse UÇK-ja kishte hyrë fitimtare në Gjilan dhe pushteti ushtarako-policor serb ishte shembur, në qytet ende fshiheshin elementë kriminalë serbë të armatosur, të cilët në çastet e fundit të humbjes së tyre vazhdonin aktet e terrorit dhe të hakmarrjes!
Gjilani ishte i lirë nga forcat pushtuese serbe, por ende nuk ishte i pastruar plotësisht nga kriminelët serbë që vepronin në fshehtësi!
Më 19 Qershor 1999, në kulmin e gëzimit për lirinë dhe vetëm tri ditë pasi kishim hyrë në qytetin e çliruar, nga një shtëpi serbe, e shndërruar në strehë snajperistësh dhe qerdhe kriminelësh, u qëllua për vdekje ushtari i UÇK-së Milazim Hoxha – Daja!
Nuk e kisha të lehtë ta njoftoja opinionin kombetar e ndërkombetar përmes TVSH-së, sepse e kisha edhe dajë, edhe shok edhe bashkëluftëtar!
Megjithatë duhej të merrja forcë e ta kryeja detyren e zëdhënësit e reporterit të luftës!
Kjo është pjesa zyrtare e njoftimit të Sektorit për Shërbim Publik, “… Por edhe në këto momente kriminelët nuk pajtohen dot me realitetin që po krijohet në Kosovë, prandaj ende gjuajn mbi forcat tona, kështu sot është plagosur nga snajperistët serb ushtari Milazim Hoxha-DAJA pranë objektit të fabrikës së Goshës…”!
Tre plumba e goditën rëndë trupin e Tij!
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të mjekëve të Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe më pas të Klinikës Universitare në Prishtinë, ai arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe t’i shpëtojë vdekjes!
Plagosja e ushtarit Milazim Hoxha – Daja ishte pjesë e informacioneve zyrtare të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe mbetet një dëshmi se edhe pas kapitullimit të Serbisë pushtuese, rreziku vazhdonte të ishte i pranishëm në Kosovën e çliruar!
Sot, në përvjetorin e kësaj ngjarjeje, kujtojmë me respekt atë ditë dhe qëndresën e ushtarit Milazim Hoxha – Daja!
Jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi, Daja Xim!
Me dashuri dhe krenari,
Nipi Yt,
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 19 Qershor 2026





