Gjilani vazhdon përgaditjet e tyre për sezonin e ri në Bansko.
Në ndeshjen e sotme ndaj KF Teutës, djemtë e Debatik Currit barazuan 1-1. Golin e vetëm për të kuqët e qytetit tonë e shënoi Elton Isufi. Kjo është ndeshja e dytë miqësore që Isufi shënon, lojtari i cili është formuar nga akademia e klubit.
Gjilani do të zhvillojë edhe ndeshje tjera miqësore. Përgaditjet e tyre po zhvillohen me intensitet të lartë, duke shpresuar që këtë sezon do të mund t’i arrijnë qëllimet e tyre.




