Ish-lojtari i SC Gjilani Shqipërim Taipi, karrierën do t’a vazhdojë te klubi prishtinas Prishtina e Re, i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Ai ekipit të ri do t’i bashkëngjitet në Bansko të Bullgarisë dhe zyrtarizimi në orët e ardhshme.
Prishtina e Re ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri, pasi ka arritur marrëveshje me mesfushorin Shqiprim Taipi.
Ish-futbollisti i Gjilanit tashmë i është bashkuar skuadrës kryeqytetase në Bansko të Bullgarisë, aty ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore për edicionin e ri.
Gjithçka mes palëve është mbyllur me sukses dhe Taipi tashmë është pjesë e grupit të trajnerit.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në orët në vijim, ndërsa Prishtina e Re vazhdon të përforcohet fuqishëm para nisjes së sezonit.




