Me shumicë të votave, Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi propozimin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për ndarjen e 2 hektarëve nga prona komunale, për ndërtimin e Muzeut dhe Kullës “Agim Ramadani” në Zhegër.
Pikërisht në vendlindjen e heroit, do të ngrihet një kullë e cila do të ruajë historinë e tij dhe t’ua përcjellë brezave të rinj vlerat e sakrificës, guximit dhe lirisë.
Një vend ku historia do të flasë edhe për brezat që nuk e përjetuan luftën.
Falënderuese ndaj MKRS për bashkëpunimin, Këshillit të Fshatit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”, si dhe të gjithë këshilltarëve komunalë për mbështetjen e këtij propozimi.


