Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka pranuar një donacion të rëndësishëm prej 15 karrocash manuale për pacientë me nevoja të veçanta, të dhuruara nga “Gorenje Department Store” – GNTC Group SH.A.
Ky donacion do të kontribuojë drejtpërdrejt në lehtësimin e punës së stafit shëndetësor, në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha në ofrimin e një kujdesi më të sigurt, më të lehtë dhe më dinjitoz për pacientët tanë.
Donacioni është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet QKMF-Viti dhe përfaqësuesve të “Gorenje Department Store”, i cili është konkretizuar fillimisht përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.
Karrocat e dhuruara do të jenë në shërbim të QKMF-së dhe do të përdoren veçanërisht për pacientët të cilët kanë nevojë për asistencë dhe mbështetje gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore.
Në emër të QKMF-Viti dhe DSHMS-së shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për “Gorenje Department Store” – GNTC Group SH.A., për bujarinë, besimin dhe gatishmërinë për të mbështetur institucionin tonë dhe shërbimet shëndetësore në komunitet.Zyrtret e QKMF e kane
Faleminderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin! Aziz Zuka





