Sot, në komunën time të lindjes, në Bujanoc, pata kënaqësinë të jem i ftuar dhe të marr pjesë në Konferencën Ekonomike IV, me moton domethënëse: “EKONOMIA SHPËTON LUGINËN”.
Kjo konferencë u organizua nga Xhelal Mehmeti, Kryetar Unioni i afaristeve Vizioni-PMB , në partneritet me Komunën e Bujanocit, nën drejtimin e kryetarit të komunës Arbër Pajaziti, si dhe me Rrjetin Global Shqiptar, të Kryesuar nga Omer Nura.
Në konferencë morën pjesë prodhues, sipërmarrës, afaristë dhe përfaqësues të biznesit nga kjo Krahinë dhe diaspora.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë resurse njerëzore dhe ekonomik, pozita e tyre gjeografike, si një udhëkryq dhe nyje lidhëse e rëndësishme, krijon mundësi që ky rajon të shndërrohet në një hapësirë me potencial të gjithmbarshëm për zhvillim ekonomik.
Përveç shkëmbimit të ideve dhe përvojave, kjo konferencë ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar afaristë me përvojë nga diaspora, të cilët shprehën interes për të investuar dhe për të hapur vende të reja pune.
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, investimet dhe hapja e vendeve të reja të punës janë ndër rrugët më konkrete për forcimin dhe zhvillimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Uroj që edhe Prishtina dhe Tirana zyrtare, të mos mjaftohen vetëm me mbështetjen e iniciativave të tilla, por të angazhohen konkretisht, organizimi i një Konference të Donatorëve, ku është në interes kombëtar, ku do të bashkonte institucionet, diasporën,
Investitorët, organizatat ndërkombëtare dhe partnerët zhvillimorë, dedikuar investimeve në këtë Krahinë.
Konferenca Ekonomike në Bujanoc, trajtoi një vizion të përbashkët që krijon perspektivë për të rinjtë dhe, mbi të gjitha, e lidh të ardhmen me investime në vendlindje, për më shumë dinjitet, punësim, mirëqenie, shpresë dhe një të ardhme më të mirë.
Bujanoci dhe Krahina janë pjesë e rrënjëve tona, aty ku kujtimet, njerëzit dhe dashuria për vendlindjen mbeten gjithmonë të veçanta.
Edhe njëherë, ju falënderoj përzemërsisht për ftesën dhe ju përgëzoj për organizimin e shkëlqyer, i cili pati një rol dhe rëndësi që shkon përtej vetë kësaj Konference.
*Nga,Mr.Sc.Refik Hasani, Bujanoc 26 shtator 2026.



