Sportet me dorë

KV Drita – meshkujt e nisin kampionatin me humbje

SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 1

DRITA 1-3 PEJA

20:25, 25:19, 23:25, 21:25

Peja e ka nisur me fitore edicionin e ri të Superligës A në volejboll për meshkuj, duke triumfuar ndaj Dritës me rezultat 1-3, në një ndeshje të zhvilluar në Kamenicë.

Skuadra pejane e fitoi setin e parë me rezultat 25:20, por Drita reagoi në setin e dytë, duke barazuar shifrat pas fitores 25:19.

Megjithatë, Peja tregoi më shumë qetësi në vazhdim, duke fituar setin e tretë me rezultat 25:23 dhe të katërtin 25:21, për ta mbyllur takimin me fitore 3-1 dhe për ta nisur me sukses sezonin 2026/27.

You Might Also Like