Futbollisti i FC Drita, Real Jahiu është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës U15 për të qenë pjesë e saj.
Reali, një talent i madh i futbollit, me lojërat e tij të pëlqyeshme ka bërë që t’i bije në sy përzgjedhësit të Kosovës Ilir Nallbani , dikur ish-futbollist i njohur i Besës së Pejës.
Real Jahiu do të jetë bashkë me lojtarët tjerë të përbërjes së Kosovës U15, e cila do të përballet me Moldavinë, Armeninë dhe Bullgarinë.
Shumë suksese Realit dhe bashkëlojtarëve të tij.




