Futboll

Mesud Zymberi merr ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës U16

Mesud Zymberi, lojtar ive grupmosha U16 ka marrë ftesë për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës U16.

Ai javë më parë kishte arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin francez Sporting Club Schiltigheim. Zymberi më parë ishte pjesë e Shkollës së Futbollit “Arbëria” nga Gjilani.

Përveç suksesit të tij në nivel klubesh, Mesud Zymberi edhe më herët ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmosha të reja ai pritet të japë kontributin e tij në arenën ndërkombëtare edhe tashti dhe të konfirmohet si një nga shpresat më të mëdha të futbollit kosovar.

You Might Also Like