Muzikë

Puhiza Sadiki, merr dy çmime në Vjenë

Një sukses i veçantë për pianisten e re Puhiza Sadiki, e cila ka përfaqësuar talentin e saj muzikor në Vjenë të Austrisë, duke u nderuar me dy çmime në një nga aktivitetet ndërkombëtare të muzikës.

Puhiza Sadiki ka performuar në koncertin Gala Final, të mbajtur në Mozarthaus Vienna, ku është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme.

Ajo ka fituar:
Çmimin e Parë – First Prize Winner.
Young Virtuoso Award.

Ky vlerësim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për pianisten e re, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj në muzikë dhe prezantimin dinjitoz në skenën ndërkombëtare.

You Might Also Like