Libri

DROJË ANDRRASH

Kjo është poezia e Sadete Tërnava – Osmani  që në Konkursin Letrar, ” Për Festat e Nëntorit” në Kamenicë u vlerësua me çmimin e parë.
DROJË ANDRRASH
Kam drojë me fjetë prej andrrave
se gjumin po ma pagëzojnë me emna t’çuditshëm
zgjim symbylluna
për shembull
e që për çudi po më pëlqen
sepse me të
po mund t’ju rrëfej syve që i dua
dita përsëri ma merr paqen
më vetmon sikur ta ketë marrë udhën e zogjve
mështetknave sapo gjethit dalë kanë
ndërkohë nga djersët me të cilat freskohem
nis e pikoj
fjalë
fjali
renditun në sofrën e shtrueme gjerë e gjatë
derisa të ulet edhe i fundit
e ta gjejë pjesën e vet
kështu vazhdoj dit’e nat’
si rubinet i harrum
pikë – pikë
pa ditë kush t’më thotë
a po laget krejt bota
apo po mbushet gota
fundja pse të më bëhet vonë
ndoshta heshtja është formë tjetër e shkrimit
që veç dëshmitarët brenda burgut të lirisë
dinë me lexue
ndërkohë që përpiqen me shpëtue andrrash
ku përmbytet flota e fjalës

You Might Also Like