Nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” bashkë me disa mësimdhënës të tyre kanë vizituar Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), ku nga afër kanë parë punën që bëhet në këtë institucion të arsimit të lartë.
Mbi 30 nxënës maturantë janë njoftuar me punën që bëhet në këtë universitet dhe nga afër përpos që kanë parë objektin për ta është mbajtur edhe një ligjëratë.
Lavon Bajrami, drejtor për pranim dhe bursa, ka thënë se përpos ligjëratave, në këtë institucion mbahen edhe trajnime të certifikuara të IT-së, ka kabinete për gjuhë angleze, pastaj numër të madh të pajisjeve teknologjike, ky universitet ka edhe bibliotekën, ku studentët mund të mësojnë e të huazojnë libra, që kryesisht janë në gjuhën angleze, sikurse që ekziston edhe qendra mediale, qendra për përkrahje akademike dhe shumë hapësira të tjera.
Gjatë qëndrimit në AUK aty janë parë shumë nxënës që kanë kryer shkollimin e mesëm në gjimnaz, sikurse që nxënës të kësaj shkolle tashti janë ligjërues në AUK.
Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se kjo shkollë elitare e Gjilanit bashkëpunon me shumë universitete publike e private dhe se njëri prej tyre është AUK, I cili për muaj të tërë ka mbajtur trajnime për maturantë për matematikë e gjuhë angleze, sikurse që disa herë me radhë për Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka dhuruar kompjuterë dhe pajisje të tjera.
Në shenjë mirënjohje, drejtor Bekim Mustafa, ka dhuruar një mirënjohje për AUK-un, të cilën e ka pranuar drejtori për pranim dhe bursa, Lavon Bajrami.