Shpëtim Duro, kryetrajner i Dritës është ndarë shumë i kënaqur me atmosferën në ndeshjen Gjilani – Drita, por jo edhe me rezultatin, ngase ekipi i tij ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0.
“Dicka shumë e bukur në këtë derbi, por nuk jam i gëzuar, ngase humba. Dominuam në pjesën e parë, por pësuam nga një pozitë standarde, andaj kundërshtari u mobilizua dhe ia doli që t’a ruaj rezultatin deri në fund. Në ndeshjet e radhës duhet të marrim maksimumin, ngase jemi mbrapa dhe do të kemi ndeshje të shpejta. Në derbi pranohet edhe humbje, por duhet të mobilizohemi për ndeshjet e radhës”, ka thënë Shpëtim Duro.