Gjilan, 02 Prill-Gjilani sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm kundër Drenicës, i vlefshëm për javën e 25-të, në Ipko Superligë.
Kuq e bardhët stërvitjen e sotme e mbajtën tek fusha ndihmëse, e cila u zhvillua mesditëtn e sotme.Ajo filloi me nxemje, pastaj kryetrajneri Mezani vazhdoi punën e tijë në vendosje dhe taktikat me detajet e fundit para sfidës kundër Drenicës.
Në seancën e sotme stërvitore, prezent ishin të gjithë futbollistët e skuadrës në përjashtim të Ylber Kastratit dhe Semir Hadžibulič, të cilët janë në fazën rekuperuese prej lëndimeve të pësuara më parë.Vlenë të theksohet se Vilfor Hysa i është rikthyer stërvitjeve ku këto dy ditë ka stërvitur i veçuar nga grupi tjetër i futbollistëve.
Në sfidën kundër Drenicës për skuadrën e Gjilanit përveq të lënduarëve, nuk pritet të ketë mungesa tjera dhe pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për këtë takim.
Sfidën mes Drenicës dhe Gjilanit do ta referoj gjyqtari, Alban Shala.