Viti

Kuvendi komunal i Vitisë vazhdoi punimet e seancës së ndërprerë, këshilltarët Samet Idrizi e Rasim Terziu deklarohen të pavarur

Dy këshilltarë të kuvendit që u deklaruan se largohen nga partitë e tyre ai I Nismës dhe një I PDK-së i mundësuan që sot të vazhdojë seanca e ndërprerë e Kuvendit komunal të enjten e kaluar

Kjo ngase Rasim Terziu nga Nisma dhe Samet Idrizi nga PDK-ja para fillimit të seancës u deklaruan se tash e tutje do të veprojnë si këshilltarë të pavarur Kuvendi komunal kryesuar nga Naim Pira kryesues konstatoi se janë krijuar kushtet për punë ngase tani ka kuorum për këtë seancë edhe përkundër faktit se opozita nuk u paraqit fare në seancë .

Por, Kuvendit komunal në Viti, me 14 këshilltarë ka vazhduar sot seancën e rregullt e thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira. Asamblistët e partive të opozitës, të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk morën pjesë në Kuvend në shenjë pakënaqësie sepse, sipas tyre Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2021 nuk kishte kaluar përmes Komitetit për Politikë dhe Financa siç parashihet me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe se kjo kornizë do të ishte dashtë të miratohej deri me 30 qershor.

Ata që ia bën votat si dhe që mundësuan kuorumin për këtë seancë ishin, Besim Ymeri i AKR-së dhe dy këshilltarët sapo të deklaruar të pavarur, Rasim Terziu dhe Samet Idrizi.

E para fillimit të mbledhjes, Idrizi i PDK-së dhe Terziu i Nismës, njoftuan se aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë si të pavarur në Kuvendin Komunal duke u larguar nga subjektet politike përkatëse dhe duke lënë të kuptohet se do të jenë përkrah ekzekutivit komunal.

E lidhur me zhvillimet e fundit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bekim Azizi, edhe njëherë ka konfirmuar qëndrimin e partisë së tij se nuk pajtohen me miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore, pasi e njëjta nuk ka kaluar përmes Komitetit dhe votimin e saj në Kuvend e ka vlerësuar të kundërligjshëm.

Ndërkaq, largimin e Samet Idrizit nga PDK, e ka konsideruar si largim për interesa të ngushta personale me pushtetin aktual. Kështu Kuvendi komunal në senacën e sotme ka miratuar me vota unanime të gjitha propozim vendimet që ishin në rendë dite për shqyrtim dhe miratim e edhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2021/22 e cila ishte kontestuar nga opozita. Aziz Zuka

You Might Also Like