Viti

Në Viti do të mbahet Konferenca e II e kryetarëve të Rajonit të Lindjes

Sot në Viti, Sokol Haliti,kryetar  i komunës së Vitisë,  ka pritur  në takim zëvendës komandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andreë Diehl.

Sokol Haliti, i ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Ai, gjithashtu falënderoj organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire.

Në këtë takim ai ka vënë në pah bashkëpunimin e mirë të komunës së Vitisë me ushtarët e KFOR-it, dhe ekipën ndërlidhëse.

Kryetari Haliti gjithashtu ka njoftuar zv.komandantin Eddie Simpson, rreth zhvillimit të gjithëmbarshëm në këtë komunë, e vecmas  për të arriturat dhe projektet e shumta që parashihen të realizohen në këtë komunë nga vetë komuna por edhe në bashkëpunim me partnerët e saj.

Aziz Zuka

You Might Also Like