Futboll

Leotrim Kryeziu kalon te Chiasso

Ish-qendërsulmuesi i Dritës së Gjilanit, Leotrim Kryeziu, lojtar i deridjeshëm I FC Lugano, ka kaluar në radhët e ekipit tjetër zviceran Chiasso. Ai është transferuar te ky klub si huazim njëvjeçar. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili në postimin e tij në facebook ka shkruar:

 

Ju njoftoj qe sot me dt.21.08.2019 dhe zyrtarisht kam mbyllur transferin time tek klubi i Chiasso(Challenge League)si huazim 1 vjeçar nga klubi im Lugano.

Me këtë ne radhë te pare dua te faliminderoj klubin e Luganos për këtë mundësi, gjithë ata qe me mbështetën dhe mundësuan kalimin time te Chiasso gjithashtu dhe klubin time te ri Chiasso per besimin e dhen.

Shpresoj dhe besoj qe do te ndihmoj klubin me kontributin time qe te gjendemi sa me lart ne Challenge League.

Me respekt : Leotrim Kryeziu?

You Might Also Like