Sportet me dorë

Duam paraqitje sa më të mirë në Chamipons League

Lorik Iliazi, kryetrajner i KV Drita ka thënë se i njeh cilësitë e kundërshtarit, andaj më shumë do të angazhohen që të bëjnë lojë të mirë.

“Ekipi bullgar ka traditë. Duam që t’i kënaqim shikuesit. Na u desh të plotësojmë shumë kushte e obligime, na ndihmoi presidenti Valon Murseli dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Për ne është hera e parë, eksperiencë e re. U përforcuam në dy pozita me një amerikane dhe një braziliane. Besojmë në lojë të mirë”, ka theksuar Lorik Iliazi, i cili ka shtuar se e ka përcjell ekipin kundërshtar. Ata janë përforcuar në dy pozite, rikthyen një lojtare bullgare dhe morën një pasuese serbe. Edhe kapitenia ka përvojë të madhe, ata janë përgatitur mirë dhe edhe ata marrin pjesë për herë të parë në këtë garë.

“Kanë cilësi, organizim, buxhet, por nuk do të dorëzohemi. Ne shpresojmë e besojmë në lojë shumë të mirë”, ka thënë Lorik Iliazi.

Një gjë dihet, fituam ne apo kundërshtaret, një gjë dihet, në xhiron e ardhshme fitoren e kemi të pamundur, ngase na pret një ekip shumë e mirë nga Turqia, e cila ka buxhet milionësh, ka thënë Ilazi.

 

You Might Also Like