OPINION

Rexhep Kadriu: Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc

Mbi 30 mijë vota nga Gjilani për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe si shpërblim për këtë mbështetje po duan me e ndalë autostradën “Agim Ramadani”, segmeni Bresalc – Dheu i Bardhë.

Sot, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, njeriu që vjen nga Lugina e Preshevës, deklaron se do ti ndal procedurat e tenderimit të këtij projekti i cili u nis pas 20 vjetve dhe që lidhë shqiptarët mes vete, gjegjësisht Kosovën me Luginën.

Nuk qëndron ajo që ka deklaruar ministri Abdixhiku, sepse projekti me kodin 15090, e ka buxhetin e vet të planifikuar në KAB 2020-2022, dhe se është çështje formale aprovimi nga ana e qeverisë së re. Nëse ministri Abdixhilu dhe kryeministri Kurti mendojnë që ta ndalin këtë projekt për ta destinua dikah tjetër, e kanë shumë gabim sepse nuk do të lejohet kjo.

Mbetem shumë i vendosur që bashkë me qytetarët e Gjilanit ti mbrojmë të gjitha projektet e filluara dhe ato të planifikuara nga qeveria Haradinaj, e cila për herë të parë ktheu vëmendjen e pushtetit qëndror kah Anamorava. Pres mbështetjen edhe te kreut të Komunës, Lutfi Haziri, në mënyrë që këto projekte të aprovohen në buxhetin e 2020-së.

Rexhep Kadriu

You Might Also Like