Futboll

Trepça ’89 sërish arrë e fortë për Gjilanin

Nga nëntë pikë të mundshme në ballafaqim me Trepçën ’89, Gjilani ka arritur të marë vetëm një, që është shumë pak për një ekip që mëton të dalë në Evropë. Minatorët sërish janë treguar arrë e fortë për gjilanasit, që nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1 me 1.

Gjilani e nisi mirë ndeshjen e kontrollonte atë ndonëse pa sulme të rrezikshme. Rasti për të shënuar Gjilanit iu dha në minutën 40, kur mbrojtësi mysafir Asare, në brendi luajti me dorë dhe gjzqtari tregoi në pikën e bardhë.

Dënimin më të rëndë në futboll e dha Fiton Hajdari, që gjuajti bukur duke e rrëzuar portierin për tokë e vetë gjuajti lart në mesin e portës për 1 me 0.

Trepça ’89 në pjësoljën e dytë e hapi lojën dhe pas një mosmarrëveshje në mes të Frashërit dhe portierit Haxhihamza, Manaj u gjet më së miri dhe e futi topin për të barazuar në 1 me 1.

Deri në fund të ndeshjes edhe Gjilani sulmoi me ngulm, por pa ia dalë të shënojë, derisa edhe mysafirët ishin të rrezikshëm në kundërsulme, por pa ia dalë që të shënojnë edhe një herë.

You Might Also Like