Xhevdet Shabani ka shënuar për Dritën në minutën 17. Pas një goditje të lirë, Shabani ka harkuar nga e djathta dhe topi ka fluturuar mbi portierin vendas dhe është futur në këndin e epërm të djathtë të tij.
I njëjti lojtar pati një rast shumë të mirë në minutën 39, kur pas një dalje jot ë sigurt të portierit vendas ishte i vetmuar, por majta ku gjilanas që armë të fortë e ka këtë këmbë duhej të gjuante me të djathtën, gjë të cilën nuk e bëri dhe vonesa i kushtoi ngase ai kur gjuajti në portën e zbraztë u pengua nga një mbrojtës vendas.
Pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 0:1.
Drita ka luajtur shumë mirë edhe në pjesëlojën e dytë, duke mbajtur lojën në dorë. Mysafirët ia kanë dalë që të shënojnë edhe një herë në minutën 70, kur pas asistimit nga e majta të Astrit Fazliut, Kastriot Rexha e ndali topin si duhet dhe nga afërsia ka shënuar me urti.
Trepça ’89 ka patur disa raste të mira, por ishte portieri Maloku, që ishte në formë shumë të lartë. Për vendasit gjithçka përfundoi kur në minutën 80, Asare u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u desh që të largohet nga loja.