Pas një ndeshje dëshpëruese me Ferizajn në xhiron e kaluar, Gjilani ka pasur një paraqitje më të mirë në ballafaqim me Drenicën në Skenderaj dhe ia ka dalë që nga ky ballafaqim të kthehet me rezultat të barabartë 1:1.
Pjesëloja e parë është përmbyllur me rezultat të barabartë 0:0, kurse në pjesëlojën e dytë të dy ekipet ia dolën të shënojnë.
Në pjesëlojën e dytë të ndeshjes futbollistët e Gjilanit e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe ia kanë dalë që të shënojnë nëpërmjet qendërsulmuesit të tyre Isa Eminhaziri.
Rezultati është barazuar nëpërmjet Abazit në minutën 70. Taulant Dajaku goditi, Maloku dëboi shkurtazi, kurse nga afërsia Armend Abazi e futi topin në rrjetë.