Futboll

Munishi: Kjo fitore na jep siguri

Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës ka arritur fitoren e parë me ekipin e Dritës. Ai është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit.

“Kemi pasur ndeshje shumë të mira, por kishim presion të pikëve. Kjo fitore do të na sjell më shumë siguri dhe do të vazhdojmë për t’i arritur objektivat. Edhe më herët e kemi merituar të fitojmë. Patëm presion vazhdimisht, andaj edhe gabimet e bëra mund të falen. Ne treguam lojë të mirë në disa ndeshja, por nuk ia dilnim të fitonim, andaj jemi të lumtur që kësaj radhe shënuam fitore”, tha Ismet Munishi.

You Might Also Like