OPINION

SERBIA NË KËNGËT SHQIPTARE

Ismet Sylejmani
Kënga shqiptare që është kënduar kudo, pjesë të sajë të pandarë e ka pasur Serbinë pushtuese!
Nuk ka këngë me motive patriotike e atdhetare, e në të cilën nuk përmendet Serbia pushtuese!
Të gjithë këngëtarët dhe këngëtaret e të gjitha zhanreve te muzikës, ku i këndojnë popullit, Atdheut dhe Kombit, Heronjëve e Dëshmorëve, veprimtarisë atdhetare e kombëtare, luftës titanike të popullit shqiptar me emblemen e UÇK-së, në përmbajtjen e këngëve të tyre vend të veçantë i kanë dhënë Serbisë pushtuese!
Të gjithë artistët, këngëtaret e këngëtarët shqiptar kudo që kanë jetuar ata e kudo ku jetojnë sot, Serbinë pushtuese, Serbinë okupatore, Serbinë gjakëpirëse, Serbinë gjenocidale, Serbinë asimiluese, Serbinë shfarosëse, Serbinë antishqiptare e kanë kënduar me përbuzje të madhe, me urrejtje të madhe, me mllef të madh!
Serbia në kënget shqiptare kurre nuk është lavderuar ndonëse nuk ka pasur pse të bëhej lavderimi, sepse edhe si pushtues nuk ka bërë asnjë të mirë!
Serbia pushtuese në kënget shqiptare kurrë nuk është falenderuar për asgjë, se asgjë të mirë nuk i ka sjellur as si pushtuese Kosovës për ta falenderuar!
Serbia pushtuese dhe dhunuese e popullit dhe Atdheut tonë në këngët shqiptare është shfaqur ashtu siç ka qenë nëpër histori dhe ashtu siç ishte, e keqe, e poshtër, shtrigë, vrasëse etj., etj..!
Kënga shqiptare kundër Serbisë, ishte kushtrim për popullin e për Kombin tonë!
Të gjitha epitetet dhe të gjitha etiketat, të gjitha sharjet dhe të gjitha fyrjet, të gjitha ofendimet dhe gjithë përbuzjen, kënga shqiptare e ka derdhur kundër dhe mbi Serbinë pushtuese!
Kënga shqiptare ka qenë njeri prej gjeneratorëve dhe katalizatorëve më të mëdhenj, që krahas organizimeve politiko-patriotike dhe betejave të shumta në të gjitha rrafshet të luftës për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës dhe viseve të saja, ka luajtur rol të madh dhe vendimtarë, për ta mbajtur të gjallë e të ndezur flakën e luftës për ndarje përgjithmonë nga Serbia pushtuese!
Serbia në këngët shqiptare ze vend të madh dhe historia nuk do ta largojë e as nuk do ta harrojë!
Lufta heroike dhe titanike e UÇK-së dhe bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, kanë qenë vula përfundimtare dhe finale e tërë asaj urrejtje të madhe që është grumbulluar me dekada e për një shekull te tërë kundër Serbisë pushtuese!
Atë që nuk e bënte politika sepse nuk kishim politikë patriotike legale, ngase ishim të pushtuar, dhe atë që nuk arrinte për ta bërë levizja politike patriotike, sepse kishte njëmijë e një pengesa, e ka bërë në masë të madhe kënga patriotike atdhetare çlirimtare shqiptare!
Kënga shqiptare është monument i madh në vete, por edhe meriton ti ngritet një monument, sepse e ka mbajtur të gjallë dhe të pashuar flakën e luftës për liri!
Lavdi e përjetshme këngës antiserbe patriotike atdhetare shqiptare!
Lavdi Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit që kanë rënë në luftë për liri me këngë në gojë duke kënduar kundër Serbisë pushtuese e për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut!
Prishtinë, 2 Tetor 2020!

You Might Also Like