Klubi çek Selmy Brno ka arritur që edhe në ndeshjen e dytë të CEV Cup, të mposhtë KV Drita me rezultat 3:0 (25:17; 25:13; 25:20).
Në këtë periudhë Drita tentoi të rezistonte dhe krahas epërsisë simbolike në fillim, shkëputja e kundërshtareve erdhi në pjesën e dytë të këtij seti.
Brno e filloi mbarë ndeshjen, duke e fituar setin e parë 25:17.
Në setin e dytë gjithçka ishte e barabartë deri në 5:5, e nga ky moment vërehet tendencë për shkëputje e mysafireve nga Çekia.
Seria e mirë e Selmy Brno vazhdoi deri në 19:11 duke marshuar drejt fitores së këtij seti, që edhe e arritën me shifrat 25:13.
Kjo mbeti periudha më e errët e klubit gjilanas në këtë kampanjë, nga dy ndeshjet direkte me çeket.
Seti i tretë, doli të ishte edhe i fundit në aventurën e Dritës në Kupat Evropiane.
Sado që për Dritën ishte nisma më e mirë në këtë ndeshje, duke patur epërsi deri në 15:12.
Nysafiret barazojnë në 15:15, e keshtu vazhdoi deri ne 19:19.
Por në fund, ekipi nga Brno fitoi 25:20, me setin ku ekipi kosovar e pati paraqitjen më të mirë në këtë mbrëmje.
Me këtë fitore Selmy Brno kualifikohet në mesin e tetë ekipeve më të mira në kualifikimet për CEV Cup.
Dritës i mbetet të mendojë për ruajtjen e formës së mirë në Superligën e femrave në volejboll dhe në garat vendore.