Naser Morina nga Gjilani pak muaj pas mbrojtjes së doktoratës së tij në Universitetin e Sarajevës, ka botuar librin e tij të parë, i cili u ka munguar nxënësve dhe studentëve të drejtimit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Morina është mjaft i lumtur që ky libër ka dal në dritë duke ditur rëndësinë që ka për nxënësit dhe studentët nga Kosova.
“Libri “Mekanika I (Statika)” ka gjithsej 300 faqe me 16 tema dhe mbi 50 njësi mësimore, ku përpos ligjëratave janë zgjedhur shumë detyra prej nivelit fillestar për nxënësit dhe studentët e drejtimit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës”.
dr. Naser Morina, ka falënderuar të gjithë ata që i mundësuan shtypjen e këtij libri vulimunoz.
“Kisha për ta falënderuar nga zemra konzorciumin “Lumberta-Glebe”, për vlerësimin e këtij libri dhe që mundësuan shtypjen e këtij libri i cili do të shpërndahet në tërë botën në formë elektronike dhe të shtypur”, ka thënë, dr. Naser Morina, që ka shtuar se me tërë qenien e tij do të mundohet që sa më parë të botojë edhe libra tjerë, pasi që nxënësit dhe studentët nga Kosova kanë shumë nevojë për literatura të tilla.