Ish-boksieri nga Malisheva e Gjilanit, njëherit ndër boksierët më të mirë që ka pasur shteti i Kosovës pas Luftës, i cili boksonte në kategoritë e lehtë e velter 60-64kg, ishte detyruar që dorëzat e boksit t`i largoj pa dashjen e tij që në vitin 2010 për shkak komplikimeve që kishte me shëndetin e tij.
Shabani për 9 vite trokiti derë më derë në çdo spital të Kosovës por asnjëherë nuk ju dha ndihma dhe as që u ndihmua asnjëherë së paku moralisht.
Në vitin 2018 sëmundja e tij filloi të përkeqësohet duke u detyruar të shtrihet katër herë në javë në Homodializë, por edhe këtu pati probleme të mëdha pasiqë nuk kishte mjete financiare ti blej medikamentet e nevojshme.
Ish-boksieri Rasim Shabani si asnjëherë në jetën e tij është i lumtur që do t`i rikthehet jetës normale. “Sot plot 7 orë ka qenë intervenimi i transplantit të veshkës, jam në gjendje të mirë shëndetësore po i rikthehem jetës, po hapet një jetë e re për mua, këtë lumturi të sotit as në ëndërr nuk e kam përjetuar po më duket se kam lindur për të dytën here, pas plot 12 vitesh po e përjetoj normal edhe ajrin e diellin. Unë personalisht nga zemra i falënderoj pa kufij të gjithë ata që më dolën në ndihmë në ditët e errëta të mia, unë nuk mundem t’jua kthej, por lus zotin që ai me fuqinë e tij të bëjë mrekulli në familjet e secilit që më ka ndihmuar, ndërsa stafit mjekësorë të Francës përjetësisht i jam falënderues për kujdesin që kanë pasur ndaj meje”.
Boksieri Shabani ka thënë se kur do të rikthehem në Kosovë do ta puthë tokën e Kosovës se shumë e ëmbël është.