Këtë fundjavë, vendosa t’ia dedikoj sportit dhe në veçanti ndjekjes së ndeshjeve të ekipeve të qytetit tonë: Gjilanit dhe Dritës. Fitoret e tyre respektivisht kundër Ballkani F.c dhe KF Ulpianës, i siguruan dy vendet e para në Superligë, në mbarim të dy fazave të kampionatit.
Duke i përcjellë ndeshjet e dy ekipeve me të cilat krenohet qyteti jonë, është e dukshme që ne nuk e meritojmë gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi i qytetit. Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, andaj është e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit.
Për këtë, gjatë javës në vijim, kam vendosur të pres në takim përfaqësuesit e klubeve dhe tifozëve për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Kjo problematikë do gjejë zgjidhje, e skuadrat e qytetit të Gjilanit do mund të luajnë në kushte dinjitoze, për të na përfaqësuar pastaj dhe denjësisht në kupat evropiane.
Alban Hyseni