Gjilan

Sot 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 593 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

31 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.

Në total numri i rasteve aktive është 34.208.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

You Might Also Like