Libri

TASHMË PO DIHEN FITUESIT E KONKURSIT LETRAR “LULËKUQET E PRILLIT” 2022

Juria e konkursit letrar “Lulëkuqet e prillit” 2022 në përbërje: Prend Buzhala, Sabit Rrustemi dhe Sinan Sadiku vlerëson se konkursi letrar ishte i suksesshëm.
Në konkurs kanë ardhur 60 poezi. Juria është e kënaqur me nivelin artistik të poezive dhe ka vendos që t’i ndajë të tri çmimet e parapara në konkurs. Pas leximit, rileximit, dhe vlerësimit të poezive nga secili anëtar veç e veç, juria është takuar dhe pas propozimeve, diskutimeve e arsyetimeve në mënyrë unanime ka vendos të shpërblehen poezitë:
1. Vendi i parë, Nostalgji, shifra “Daphne”- Halil Matoshi (Prishtinë)
2. Vendi i dytë, Me të dasht si nyje, shifra “Lolita” – Etleva Tafa (Tiranë)
3. Vendi i tretë, Rapsodi shqiptare në tri pamje, shifra “Ulpiana” – Ramë Oraca (Podujevë).
Në konkurs kanë ardhur 25 tregime shumica e të cilave me nivel të mirë artistik. Juria ka vendos të shpërblehen tregimet:
1. Vendi i parë, Mbrapakthim i nji stine, shifra, “Krerëz” – Fatjona Abdullahi (Tetovë)
2. Vendin e dytë: Djali me violinën e krisur, shifra “Feniksi66” – Jetlira B. Avdiaj (Gjakovë)
3. Vendi i tretë, Ora e zemrës, shifra “Ritme jete” – Mehmetali Rexhepi (Gjilan).
Me propozimin e jurisë, në revistën letrare – kulturore “Nositi” do të botohen poezitë:
1. Floku yt dridhi rrugët, shifra: Karadaku plak
2. Shpresën mbaj në duar, shifra: “Pasqyra” – Rajmonda Qose
3. Vajza që më kërkoi ti ndez cigaren, shifra: Ersi 2017
4. arTanë, shifra: “Nuovo Monte” – Halil Matoshi
5. Kohë klounësh, shifra: “Poeti, i thellë sa deti”
6. Mbërritja e pranverës në qytetin tim, shifra: 24 dhjetori
7. Kthimi në shtëpinë e djegur, shifra “Qershor, 1999”
8. Vera nuk po don me dal, Shifra: Vera e zezë
9. Omerëve që dhanë jetën në betejën e Koshares, shifra: “10064791”
10. Në faqet tua njoha botën, shifra: “02”
11. Magmë e trishtë dite, shifra: “Solfexho ne c dur”
12. Në Shkup të gjithë përgjojnë, shifra: “Komunikimi i fshehtë”
Me propozimin e jurisë në revistën letrare – kulturore “Nositi” do të botohen tregimet:
1. Dhimbje, shifra “Floriri”
2. Kortezhi i festës, shifra: “Kapërcim nëpër ëndërr të keqe”
3. Autoportret, shifra: “Ligor”
4. Shkallmimi, shifra: Në sytë e vrastarit – Mehmetali Rexhepi
5. Koha e absurdit, shifra: Zall mbi asfalt – Fadil Abazi
6. Vdekja në ajër të pastër, shifra: Ulpiana
7. Kopshti me ferra, shifra: Amaneti
8. Mos u kthe bir, shifra: “Nizami”.
Luten autorët e punimeve të na e dëshmojnë autorësinë në mënyrë që t’i botojmë në revistën letrare-kulturore “Nositi”, të cilën jemi duke e përgatitur.

You Might Also Like