OPINION

Zgjedhjet në Luginën e Preshevës, Sadriu: Politikanët shqiptarë t’i japin fund patriotizmit folklorik

Në Luginën e Preshevës ditën e sotme janë duke u zhvilluar sërish zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë, ku një nga kandidatët në garë për të marrë mandatin është edhe ai shqiptar, Shaip Kamberi.

Në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ishte analisti Kujtim Sadriu, i cili theksoi se është për të ardhur keq që këtë herë në Kuvendin serb do të mund të ketë vetëm një shqiptar.

Ai tha se politikanët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, duhet tu japin fund folklorizmave, por të ndikojnë realisht që të gjitha partitë shqiptare në Serbi të jenë të bashkuara, pasi kanë potencialin që të marrin 4 vende në parlament.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Atje po vijojnë zgjedhjet?

Sadriu: Po deri në orën 20:00 banorët e Tërnocit kanë të drejtë të votojnë.

Karadaku: Është hera e dytë që atje përsëriten zgjedhjet?

Sadriu: Po është hera e dytë, pasi herën e parë u ankua ish-deputeti Shaip Kamberi, ndërsa herën e dytë u ankua partia e Ivica Daçiç.

Karadaku: Si është situata sot, ka pjesëmarrje?

Sadriu: Linda këto ditë kemi parë shumë mbështetje nga presidenti Meta, kryeministri Kurti, por besoj se ky është një patriotizëm folklorik, sepse kur duhet të merreshin masa në Luginën e Preshevës, ata nuk u ndien fare. Ka ardhur momenti që t’i japim fund patriotizmit folklorik, dhe jo të mbështesin vetëm zotin Shaip Kamberi.

Karadaku: Ju nuk jeni të aftë që të bashkoheni vetë në një listë?

Sadriu: Kjo ndasi nuk është vetëm tek faktori politik në Preshevë, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Presheva ehte një rajon specifik i shqiptarëve se ne jemi 100 mijë shqiptarë, ku dominon interesi personal, dhe jo ai kombëtar. Asnjëri nuk e sakrifikon karrigen për interesa kombëtare, por vetëm për ato personale.

/T.H/Abcnews.al/

You Might Also Like