Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Arbnor Ramadani.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për tri vite.
Ramadani rikthehet në klubin e tij amë pas disa vitesh, teksa së fundmi pati eksperiencë te Klubi Futbollistik “Llapi” duke fituar dy herë më radhë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arbnorit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.