Futboll

SC Gjilani U17 mposht liderin 2 Korrikun

Në stadiumin ndihmës në Gjilan, u zhvillua ndeshja midis SC Gjilanit dhe 2 Korrikut në kuadër të Superligës së Kadetëve. Djelmoshat e SC Gjilanit gjinden në një pozitë të pafavorshme në tabelë, mirëpo nën drejtimin e trajnerit Genc Sermaxhaj kohëve të fundit kanë nisur të këndellen dhe po arrijnë rezultate të mira. Sot, në xhiron e 22-të të kampionatit, gjilanasit arritën të shënojnë fitore me rezultat 2-1 ndaj 2 Korrikut, të cilët gjinden në vendin e parë dhe janë drejt rrugës për tu shpallur kampion. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për garën për rënie nga liga, por edhe për vetëbesimin e lojtarëve në ndeshjet e ardhshme. Golat për Gjilanin u shënuan nga Lis Qerimi dhe Erion Aliu. Vlen të cekët se këta lojtarë janë nën udhëheqjen e trajnerit të tyre të ri dhe ish-futbollistin e Gjilanit, Genc Sermaxhaj. Në pjesëlojën e parë, portieri Erden Poqinka i Gjilanit priti penaltinë. Në 6 ndeshjet të udhëhequra nga Sermaxhaj, ata kanë shënuar 2 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime. Në vikendin e ardhshëm Gjilani pret Besën e Pejës në shtëpi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like