Futbollistët e FC Drita kanë udhëtuar në Çeki, vend në të cilin nesër (e enjte) do të zhvillojnë ndeshjen e parë të tyre në Evropë, e cila luhet kundër Viktoria Plzen në kuadër të xhiros së dytë.
Drita në short ka fituar kundërshtarin më të fortë të mundshëm, por si gjithherë bardh e kaltrit me plot optimizëm e presin ndeshjen.
Kjo ndeshje do të nis në ora 19.00.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./kryelajmi.com/.