Gjilan

Në objekte të mbyllura duhani po shkon fjollë

Gjilan. Kanë marrë fëmijët me vete i kanë dërguar në këndin e lodrave aty pranë, kurse nëna e baballarë e bashkë me ta të rritur të të gjitha moshave e gjinive thithin duhan sa munden, duke mos u brengosur se ai u bënë dëm më së shumti pikërisht atyre fëmijëve dhe pa qarë kokën  fare se një gjë e tillë me ligj është e ndaluar.

Në Gjilan, gati se nuk ka lokal në të cilin myshterinjve u tërhiqet vërejtja se është e ndaluar pirja e duhanit. Derisa mbretëronte kohë e mirë, të gjitha duhanpirësit dilnin jashtë dhe dukej se ligji po zbatohej me përpikëri, por tashti kur është ftohur koha dhe sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, duhani pihet gjithkah, pa iu tërhequr vërejtja askujt. Pronarët e kafiterive, restaurnateve e hoteleve kanë gjetur një metodë të mirë dhe në momentin sapo ulen myshterinjtë atyre nëpër tavolina nuk u servojnë taketuke, por një tabëll kafeje sa për të arsyetuar veten, por kamerierët pa ndërprerë e zbrazin atë dhe sërish e kthejnë në të njëjtin vend.

Shpesh kjo ndodh edhe para syve të atyre pak inspektorëve, të cilët deri më tashti siç duket nuk e kanë ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese. Bile ka pasur ankesa se shpesh nuk po mund t’i dënojnë qytetarët dhe objektet hoteliere, duke ditur gjendjen ekonomike të tyre dhe ata nuk e përjashtojnë mundësinë që të vijnë edhe inspektorë nga qendra që të merren me këtë punë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like