Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e meshkujve, ka shënuar fitore të madhe në Ferizaj, duke e mposhtur ekipin vendas me rezultat 3:1 në sete.
Gjilanasit vetëm në setin e parë ngecën duke pësuar 23 me 25, kurse në setet vijuese ishin të pandalshëm, duke ngadhënjyer me rezultat 25:16, 25:23, 25:16, duke dëshmuar se edhe sivjet do të jetë pretendente për trofe.
Ishte njê fitore e merituar nga djelmoshat tanë, të cilët i përgëzojmë për këtë paraqitje. Ndeshjen e ardhshme Drita e luan në Gjilan në vikend përballë skuadres, KV Skenderbeu./kryelajmi.com/.
Trajner: Susam
Drita:
(L) Hajrizi F. |
1 |
Taulant Q. |
2 |
Kerqeli E. |
6 |
(C) Maliqi E. |
7 |
Latifaj D. |
9 |
Rodrigues W. |
11 |
Pllana D. |
13 |
Okaszecki Schein G. |
14 |
Trajner: Idriz Berisha