Muzikë

Mirënjohje post mortum për Nehat Feratin, ish-drejtor artistik i AKV Gjilani

AKV “Gjilani” ndau mirënjohje “Post Mortum” për Nehat Feratin. Koncerti që u mbajt nga AKV “Gjilani” për nder të Ditës së Flamurit në Teatrin e Gjilanit filloi me një monolog të bukur e emocionues për Nehat Feratin “Snekin”, i cili ishte drejtor i Ansamblit “Gjilani” për shumë vite me rradhë ku dha një kontribut të madh. Me një shkrim në faqen zyrtare të Ansamblit në Facebook ata shprehen: “Fragmente të bukura duke i përshkruar tiparet, kontributin, dashurin, energjinë e tij dhe i treguam që ne po vazhdojm ëndrrën e tij, që ende kumbon zëri e hija e tij nga do që shkojmë dhe që ai do jetoj brenda nesh e kujtimi për të është i pazëvendësueshëm. E tëre kjo u realizua nën përcjellje të Fazli Berishës me Kavall. Instrument ky që Nehat-Sneki e ka dashtë, e interpretu aq bukur dhe me shumë dashuri e pasion” Si shenjë mirënjohje për kontributin , dashurinë, sakrificën, respektin që dha për Ansamblin e për të gjithë artdashësit, Ansambli Gjilani i ndau familjarëve të Nehat Feratit mirënjohje “Post Mortum”.

Foto: ArtFaBe

You Might Also Like